Bashkëpunonin për shitblerjen e lëndëve narkotike, arrestohet një i ri dhe procedohet një tjetër
Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi E.S., 29 vjeç pasi është kapur në flagrancë duke i shitur dy doza lëndë narkotike të llojit “Heroinë” shtetasit M.L., 36 vjeç (ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë).
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike midis dy të rinjve, ku njëri vihet në pranga ndërsa tjetri procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve bashkë me shërbimet e patrullës së përgjithshme, me anë të metodave speciale të hetimit kanë bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasve të cilët po bashkëpunonin me njëri tjetrin për shit – blerjen e lëndës narkotike.
Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar shtetasin E.S., 29 vjeç pasi është kapur në flagrancë duke i shitur dy doza lëndë narkotike të llojit “Heroinë” shtetasit M.L., 36 vjeç (ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë).
—-
Ndalohet shtetasi në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje” A.G., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen, si më poshtë:
Më datë 03.01.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, dyshohet se 27-vjeçari ka plagosur me sende të forta një 60 vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



