E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen rolet e personave të përfshirë në krim,nga garazhi në resort deri te zhdukja e trupit
Publik News

Zbardhen rolet e personave të përfshirë në krim,nga garazhi në resort deri te zhdukja e trupit

Detaje të tjera shtesë nga përpjekjet e familjes pas ditëve kur Jan apo Jak Prenga u rrëmbye në Kamëz.

Gazetarja Anila Hoxha duke ju referuar burimeve policore tregon dëshminë e Anton Prengës që është vëllai i pengut të zhdukur dhe që u kthye nga Anglia për të mësuar për fatin e familjarit.

‘Jam Gentjan Doçi nga Shkodra, mos bëni gabim te prekni sasinë e kokainës pasi janë gjerat e mia dhe duhet t’mi ktheni mbrapsht’.

Kjo është telefonata që ka bërë Doçi në drejtim të Ndrek Prengës që ishte në burg dhe që është vëllai i Jak apo Jan Prengës.

Ndreka i ka thënë që unë jam në burg, por do flas me A dhe G. Shullanin dhe do i sqaroj gjërat. Pas disa ditësh Ndrekën e ka telefonuar një person tjetër që i është prezantuar si Gramozi nga Vlora (Dritan Rexhepaj) i cili i ka thënë ‘mos bëni gabim të luani gjërat tona’.

Më tej përmendet edhe biseda mes Astrit Prendit që pyet ku e kam vëllain dhe Gentjan Doçi i thotë ‘ju e dini ku e keni vëllain’.

Por detaji më i rëndësishëm, thotë një burim policor, është fakti i telefonatës së zhvilluar mes Dritan Rexhepaj dhe Ndrek Prengës, atëherë kur Astriti kishte paguar 700 mijë paund për pjesën e vet që nuk e kishte kthyer.

Nga data 22 janar familja ka pritur kthimin e pengut shpjegojnë burimet e grupit të hetimit për gazetaren Hoxha.

Ndrek Prenga ka telefonuar Gramozin ( Dritan Rexhepajn).

Pasi e ka telefonuar thotë vëllai i pengut të zhdukur, Gramozi nga Vlora i është përgjigjur ‘më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë te detyrohem të të jap emrat dhe ata që kanë organizuar pengmarrjen janë Gentjan Lush Doçi, Gentjan Nik Bleta dhe Korado Doda’./TCH

Të arrestuarit për pengmarrjen e më pas dyshimin për vrasjen dhe zhdukjen e turpit të Jan Prengës do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Tiranës e përfaqësuar nga Sokol Tone pranoi kërkesën e Prokurorit Leonard Filopati dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan të akuzuar për dy vepra penale “armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi”.

Ndërsa 30 vjeçari nga Kavaja Festim Bezhdili akuzohet edhe për fshehje dhe asgjësim kufome. Pas përfundimit të seancës avokati Arbër Hoxha deklaroi se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete.

“U sërvirën disa pamje filmike që nuk janë parë as nga të dyshuarit dhe nga mbrojtja. Është bërë e modës caktimi i masës arrest me burg për çdo vepër penale”, deklaroi avokati Arbër Hoxha.

Ndriçim Hajri, babai i Elton Hajrit ka mohuar akuzat e prokurorisë dhe i mëshon faktit që djali i tij s’ka lidhje me marrjen peng dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

“Ma mban djalin kot, padrejtësisht. Djali ka katër vjet që rri në shpi e din gjith Shijaku, nuk del djali nga shtëpia. Më vjen shumë keq për ngjarjen dua vetëm të di të vërtetën”, u shpreh babai i Elton Hajrit, Ndriçim Hajri.

Gjatë leximit të kërkesës për caktim të masës së sigurisë prokuroria ka sqaruar edhe rolet që ka pasur secili prej të arrestaurve në këtë ngjarje. Sipas burimeve nga brenda seancës Prokurori Filopati ka thënë se Leonard Hajri dhe Bajram Hajri pronarë dhe posedues të “resortit Golden” kanë pranuar trupi e pajetë të Prengës në ambientet e resortit.

Sipas prokurorit, Jan Prenga ka qenë i pajetë kur është nxjerrë nga “Range Rover”, dhe e kanë futur në ambientet e garazhdit. Po ashtu me ndihmën e Olsi Turja me funksion (Administratori i Eventeve te Resortit) e kanë hipur ne Furgonin që ka sjellë Elton Hajri në ambientet e resortit dhe që rezulton të jetë në pronësi të tij. Ndërsa për të bërë fshehjen dhe zhdukjen e kufomës, prokuroria pretendon se është marrë Festim Bizhdili. 30 vjeçari ka marrë furgonin nga ambjentet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambjenteve ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.

Polica ka ndjekur me dron lëvizjet e furgonit por për shkak të errësirës droni nuk ka mundur të filmojë. Ndërsa organi i akuzës ngre dyshime se Olsi Turja është parë duke pastruar gjakun nga furgoni dhe duke vendosur edhe disa vegla pune.

Ndërsa Elton Hajri filmohet duke pastruar brenda në garazh. Nga hetimet e deri tanishme të përfshirë në këtë ngjarje rezultojnë 3 grupe kriminale që vepronin në Shkodër, Shijak dhe Vlorë, ndërkohë që operacionet e RENEA-s vazhdojnë pa sukses prej ditësh. Përveç 5 të arrestuarve polica ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë midis tyre urdhëruesit, Gramoz ose Dritan Rexhepi, person me shumë dritë hije i arrestaur në Ekuador dhe drejton trafikun e kokainës nga brenda qelisë së burgut.

Biznesmeni Gentian Doçi që dyshohet se është personi kyç i ngjarjes pasi e ka kërcënuar korrierin e  drogës Astrit Prenga, me jetën e të vëllait Jan Prenga nëse nuk do të kthente sasinë e humbur të kokainës. Gjithashtu janë në kërkim dy kushërinjtë që konsiderohen si krahu i djathtë i Doçit, Martin Bleta, Korado Gështenja. Ndërkohë policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 49 vjeçarit, pasi në mungesë të një kufome nuk mund të ngrihen akuza të tjera për personat e dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.