E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arilena po punon me fitues të “Grammys” për këngën e saj në Eurovision!
Publik News

Arilena po punon me fitues të “Grammys” për këngën e saj në Eurovision!

Megjithëse fitorja e saj u komentua gjatë nga publiku shqiptar dhe një pjesë nuk ishin dakord me ndjarjen e çmimeve, Arilena tashmë do të na përfaqësojë në “Eurovision”.

Madje, këngëtaja është nisur më herët drejt Shteteve të Bashkuara dhe po punon fort për të na përfaqësuar denjësisht në spektaklin ndërkombëtar.

Kënga e saj “Shaj” do të vijë në një version të përpunuar dhe do të këndohet në anglisht, ndërsa “News31.al” ka zbuluar të tjera detaje.

Arilena po punon fort me dy producentë të cilët janë shpallur fitues të çmimeve “Grammy” me projektet e tyre.

Versioni anglisht i këngës “Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michal Jackson kanë realizuar projektet e tyre.

Arilena do të na sjellë në “Eurovision” një baladë më radiofonike me tendenca të rrymës pop, por duke i qënduar besnike identitetit të këngës “Shaj” në shqip.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.

Arilena do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta në radhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.