E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7 muaj pas ndarjes, Irina Shayk dhe Bradley Cooper fotografohen për herë të parë në të njëjtin event
Publik News

7 muaj pas ndarjes, Irina Shayk dhe Bradley Cooper fotografohen për herë të parë në të njëjtin event

Irina dhe Shayk morën pjesë në festën pas ndarjes së çmimeve “Bafta” dhe me siguri prezenca e tyre në të njëjtin ambient duhet të kenë qenë një situatë e sikletshme për të dy ish-partnerët.

Bradley u shfaq shumë elegant, i veshur me një kostum të zi, xhaketë të bardhë dhe një papion.

Gjithashtu Irina shkëlqeu e veshur me një fustan rrjete në ngjyrë mishi, të zbukuruar me disa gurë vezullues, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një varëse dhe një palë vathë diamanti.

Modelja dhe aktori nuk u fotografuan së bashku dhe nuk u panë në asnjë moment të përshëndeteshin apo bisedonin.

  

Për herë të parë për ndarjen nga Cooper, Irina foli në numrin e ri të “Vouge” britanik vetëm pak ditë më parë.

Ajo u shpreh se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të eksplorojnë territoret e reja pa njëri-tjetrin.

Shayk tregon se jeta si nënë beqare është e vështirë, mirëpo ajo po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për veten dhe të bijën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.