E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ne kuvend gati ligji i mbetjeve. A do ta dekretojë Presidenti Meta, ligjin?!
Lajme

Ne kuvend gati ligji i mbetjeve. A do ta dekretojë Presidenti Meta, ligjin?!

Ligji i quajtur për plehrat po rikthehet në Kuvend. Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën për periudhën nga 18 shtatori deri më 13 tetor të këtij viti. Mes shumë projektligjeve që janë futur për diskutim është edhe dekreti i kthyer nga Nishani për ‘Menaxhimin e integruar të mbetjeve’.

Ishte LSI e cila e bllokoi gjatë legjislaturës se kaluar, por tani LSI nuk e ndalon dot pasi Edi Rama i ka numrat vetë për ta miratuar. Shpresa duket se do jetë Presidenti Meta që mund ta kthejë ligjin nëse PS e kalon në Kuvend pa konsensus të PD dhe LSI.

Kështu në muajt e parë të legjislaturës së re qeveria do të ripropozojë ligjin e ndryshuar për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pavarësisht nga garancitë e dhëna nga Rama, që është përfshirë direkt, opozita dhe një pjesë e Shoqërisë Civile e kanë kundërshtuar fort. Presidenti Nishani e ktheu ligjin për në parlament. Në parlament nuk kaloi përsëdyti se nuk e lejoi LSI. Por pas kthimit të dekretit nga Bujar Nishani, tani qeveria “Rama 2” e ka ripropozuar duke filluar procedurat për ta kaluar në Kuvend. Insistimi i Edi Ramës mbetet epokal në lidhje me këtë ligj.

Do ketë debat të madh në këtë rast dhe pritet që LSI-PD të mobilizojnë protestat civile që ky projektligj të mos miratohet në parlament, pasi sipas tyre do jetë një vdekje e vendit me futjen e plehrave. Ka dyshime se mundet që mafia e plehrave nga Italia të fusë mbetje radioaktive. Janë dhjetra miliardë dollarë në lojë në këtë rast. Ndaj para kaq shumë miliardë, e jo milionë, ka tundime nga politika për ta kaluar ligjin.

Akoma nuk dihet reagimi nga BE në lidhje me këtë projektligj, i cili gjasat janë se do kthehet në ligj. Por një pyetje lind nga publiku: A do ta dekretojë Presidenti Meta ligjin e PS për mbetjet? A do jetë përplasja e parë e Presidentit me kryeministrin Rama dhe PS?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.