Ndodh mrekullia në familjen Mihali, bëhen me vajzë tre vite pas vdekjes së djalit të vetëm
Një ngjarje makabre tronditi Tiranën tre vite më parë, ku 22-vjeçari, Marvi Mihali, u qëllua për vdekje me thikë nga disa të rinj, për një karikuese telefoni.
19-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes Mihali, ndërsa gjykata shpalli fajtor katër të rinj për vrasjen e tij, duke i dënuar me 55 vite burg në total.
Së fundmi një lajm i mrekullueshëm vjen nga familja Mihali.
Pavllo dhe Fatmira Mihali kanë gjetur forcën për të lënë sadopak pas dhimbjen e madhe për humbjen e djalit të tyre të vetëm dhe janë bërë prindër të një vajze.
Lajmin e mirë e ka dhënë gazetari, Bledi Mane, i cili shprehet se kampioni i dikurshëm i atletikës, Pavllo Mihali dhe bashkëshortja e tij, mësuesja e frëngjishtes, Fatmira, sot kanë arsye ta mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht.
Postimi i plotë i gazetarit:
E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë?
Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.
Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes.
Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



