E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kim Kardashian rikthen modelin e flokëve që na kujtoi fëmijërinë!
Publik News

Kim Kardashian rikthen modelin e flokëve që na kujtoi fëmijërinë!

Me siguri e mbani mend kur kishit një opsion tjetër përveç flokëve të drejta dhe atyre kaçurrela, një opsion të tretë!

E kemi fjalën për modelin Crimp, që sot realizohet lehtësisht me mashën zigzag dhe na jep një volum të madh të flokëve tona, që aq shumë ia kemi nevojën.

Ndonjëherë ajo që bënim në fëmijëri ishte të lidhnim flokët gërshet dhe t’i lëshonim ato në mëngjes për të pasur të tilla valëzime uniform.

39-vjeçarja u shfaq me modelin e ri të flokëve në Londër, pasi shijoi një darkë me bashkëshortin e saj  Kanye West.

Look-u i saj është tërësisht një frymëzim nga vitet ’90, po të keni parasysh edhe makijazhin, tonin e rëndë te sytë (smokey eyes), të cilin ajo e risolli si trend pas nxjerrjes në treg të paletave të saj të reja.

Ai që binte në sy ishte fustani i tejdukshëm i punuar që tregonte linjat e Kim, me pjesën e golfit, por dhe dekoltenë e zbuluar.

Teksa po shijonte udhëtimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar Kim gjithashtu publikoi në Instagram disa dhurata që kishte marrë  nga stilistja e njohur Victoria Beckham.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.