E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet avokati ‘007’/ Tentoi të shpëtojë profesorin e kantos i akuzuar për ngacmim seksual
Publik News

Arrestohet avokati ‘007’/ Tentoi të shpëtojë profesorin e kantos i akuzuar për ngacmim seksual

Avokati i  profesorit të kantos në Fier Agron Bego, i cili u akuzua për ngacmim seksual, ka rënë në prangat e policisë. Avokati i cili tentoi të mbyllte çështjen e vajzës që denoncoi profesorin Bego.

Në emisioni investigativ “Stop” u publikua videoja ku shfaqet avokati Niko Bega, i cili i kërkon shokut të vajzës që bëri denoncimin ndaj profesorit, që të ndryshonte dëshminë. Nga ana e saj, policia ka reaguar menjëherë duke vënë në pranga avokatin 53-vjeç, banues në Fier, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Njoftimi i plotë i policisë: Menjëherë pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 19 Shkurt 2020, nga Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve intensive, u bë ndalimi i shtetasit:

  1. B., 53 vjeç, banues në Fier, me profesion Avokat pranë dhomës së avokatisë Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.