E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Kroaci
Publik News

Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Kroaci

Një rast i infeksionit koronavirus është konfirmuar në Kroaci.

“Është një i ri, në Klinikën Fran Mihaljević për Sëmundjet Infektive në Zagreb”, konfirmoi Kryeministri Andrej Plenkoviç, në një deklaratë për mediat.

Ai tha se personi i shtruar në spital ishte në gjendje të mirë.

“Ne morëm rezultate sot në 11:30 për një qytetar kroat që po qëndronte në Milano midis 19 dhe 21 shkurt. Ai tregoi shenja të një sëmundjeje të lehtë, ne jemi duke marrë masa paraprake,” citohet ministri i Shëndetësisë, Vili Beros, nga media kroate “Index”.

Ai shtoi se tani shërbimet shëndetësore do të përqendrohen te kontaktet që ka pasur njeriu i infektuar.

“Ne jemi duke rritur nivelin e përgatitjes dhe mbrojtjes sonë. Sistemi shëndetësor është i gatshëm, ai ka të gjitha opsionet, ne do të bëjmë gjithçka mundemi për t’i bërë qytetarët tanë sa më të sigurt. Duhet të theksohet se është një sëmundje që është e ngjashme me gripin e zakonshëm ”, tha Beros.

Ndërkohë drejtori i Spitalit Publik të Rijekës iu drejtua publikut, duke raportuar për gjendjen e nëntë kroatëve që ishin shtruar në spital pas kthimit nga Italia.

Rezultatet e tyre të testit janë ende në pritje.

Ndërkohë, Ministri kroat i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës Oleg Butkoviç tha sot në Zadar se udhëzimet speciale në lidhje me koronavirusin do të dërgohen në portet e lundrimit, dhe se drejtuesit e kamionëve që udhëtojnë për në Itali tashmë kanë marrë rekomandime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.