E rëndë në Elbasan, 43 vjeçarja gjendet e varur në kasollën e bagëtive nga fëmijët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 43 vjeçare ka varur veten.
Bëhet fjalë për Bukuri Bahajn, e cila është gjetur e varur në kasollën e bagëtive nga fëmijët e saj.
43 vjeçarja vuante nga probleme psikologjike dhe më herët mësohet se është trajtuar në spitalin psikiatrik.
Pasi është mbajtur për disa kohë në spital ajo është përcjellë për në shtëpi, ku dhe i ka dhënë fund jetës në kushte të rënda depresioni.
Sakaq raportohet se 43 vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve.
Policia ka shkaur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



