Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali
Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, ndërsa janë shënuar edhe 28 raste të reja në Lombardi, duke e çuar numrin total të të prekurve në 322.
Të dhënat e reja i ka bërë me dije Angelo Borelli, drejtori i Emergjencave gjatë një konference për shtyp. Ai tha se tre persona të moshuar kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit vdekjeprurrës.
Në Lombardi janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e të prekurve në këtë rajon në 240.
38 raste të tjera janë identifikuar në Veneto, 23 në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe 3 në Lazio.
Ditën e sotme u shënua edhe rasti i parë me koronavirus në Kroaci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



