E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besnik Cani nuk e kalon vetingun
Lajme

Besnik Cani nuk e kalon vetingun

Anëtari i KLP-së, Besnik Cani është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

KPA tha se motivi është mosdeklarimi i saktë i pasurisë.

Tashmë Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet me 10 anëtarë.

KP ankimoi vendimin

Komisioneri Publik e ankimoi vendimin e KPK-së, për prokurorin, Besnik Cani që e konfirmonte në detyrë më 27 nëntor të 2018-ës.

Në njoftimin e KP bëhej me dije se pasi u shqyrtua vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe u mor në konsideratë rekomandimi i paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, Cani nuk plotësonte kushtet për konfirmimin në detyrë.

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.