Humbi familjen nga tërmeti, rrëfimi prekës i Albert Carës: Djali u ftoh kur e preka me dorë
Albert Cara ka rrëfyer momentet tronditëse që përjetoi kur rrënojat e banesës e zunë poshtë së bashku me 7 anëtarët e familjes, natën e 26 nëntorit të 2019-ës.
Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë pasi u nxorr nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj.
“Më kishte rënë soleta mbi mushkërri, më dhimbsej ajri që merrja frymë se më dukej sikur do më mbaronte. M’u ftohën këmbët, thashë me vete, do jetoj në karocë. Pastaj zgjata dorën dhe preka djalin, ishte i ngrohtë, por trupi u ftoh. Kisha frikë t’i flisja, se mos më kërkonte ndihmë dhe nuk ia ofroja dot”, rrëfeu Albert Cara gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, i cili e vizitoi në banesën e re së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



