E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Paloka: Rama emëron avokate shteti, avokaten e tij personale
Publik News

Edi Paloka: Rama emëron avokate shteti, avokaten e tij personale

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar sot se Avokatja e re e Shtetit e emëruar sot nga Rama është thjesht avokatja personale e kryeministrit.

Paloka shkruan në Facebook se Enkelejda Muça ka mbrojtur Edi Ramën në gjyqin ndaj tij në Gjykatën e Tiranës.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Shteti privat i Edvinit!

Avokatja e tij personale emerohet Avokate e Shtetit.

Kjo qe shihni ne foto eshte Enkelejda Muca ! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit.

Kjo perfaqesonte Edvinin ne gjyqin kunder meje , gjyq ku une u denova per “shpifje” sepse kisha deklaruar qe Saimir Tahiri dhe per pasoje dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri eshte i denuar po jam dhe une qe e akuzova, i denuar per “shpifje” !!!) . Pervec ketij fakti , me kembenguljen e Rames dhe “argumentimin” e avokates se tij, une u denova me nje nen qe nuk ekziston me ne Kodin Penal, pasi shpifja eshte dekriminalizuar prej kohesh . Po me qe Rama me donte patjeter ne burg , dhe me arrogancen e injorantit ngulte kembe ne kerkesen e tij (pavarsisht se Kodi Penal nuk ja jepte kete mundesi ) avokatja Muca , duke qene e vetedijshme se po kerkonte dicka absurde, i qendroi deri ne fund kerkeses se shefit !

Kete zonja e beri me mua , por e ka bere dhe ne dhjetra gjyqe te tjera ndaj perfaqesuesve te opozites dhe gazetareve duke zbatuar verberisht e pa asnje fije profesionalizem urdherat prej injoranti hakmarres te shefit te saj!

Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit…

Rama nuk po mjaftohet me , me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij.

Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.