E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pyetja që vuri në siklet përfaqësuesen shqiptare në Bundestag
Publik News

Pyetja që vuri në siklet përfaqësuesen shqiptare në Bundestag

Një ditë më parë, në Bundestagun gjerman në Berlin u mbajt një konferencë për perspektivën evropiane të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku vendi ynë përfaqësohej nga këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi.

borbullushi

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, zonja Barbullushi është përballur me një moment pak të sikletshëm, kur një nga të pranishmit teksa shprehu shqetësim për emërimet në administratë, e pyeti nëse ajo do të emërohej zv/ministre e Jashtme nëse nuk ishte kushërirë e ish-ministrit të Jashtëm. “Kjo është e paligjshme dhe korruptive”, tha ai.

Zonja Barbullushi nuk ju përgjigj asaj pyetje por shpjegoi reformën zgjedhore në proces.

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, rezerva më e madhe e tyre ka të bëjë me aktivitetin në Holandë të narkotrafikantëve nga Shqipëria.

“Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan  një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.