Topalli sulmon përsëri Bashën: Ktheu partinë në biznes të familjes
Ish-nënkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar kreun aktual të PD, Lulzim Basha, duke thënë se ‘e ka kthyer PD-në në karnevale’.
Topalli thotë në statusin e saj se Basha premtoi që nuk do bëntë kurrë marrëveshje me Edi Ramën, por ai nuk e mbajti këtë premtim.
Ish deputetja akuzon Bashën se e ka kthyer Partinë Demokratike në një biznes të familjes së tij.
Statusi i plotë i Topallit:
“Humbi sa here hyri ne zgjedhje, qe kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozite, beri PD ( Partine e ëndrrave ) karneval, tradhtoi demokratet duke djeg mandatet e parlamentit, i dhuroi Rames te gjitha bashkitë dhe keshillat Bashkiak, shpalli vetengrirjen dhe vrau votën ne partine, qe solli lirine e votës, zboi themelues, qendrëstare, autoritete e kontribues, shpartalloi çdo strukture të partisë të ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor dhe beri sikur e harroj, premtoi se nuk do dorezonte bashkite dhe i leshoi pa asnje problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqe kishte fitu me 85% ..dhe beri sikur se mbante mend; premtoi ne çader se s’ka zgjedhje me Ramen dhe hyri ne qeveri me Ramen kryeministër, i doli zot listes se tij private , tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kane sjell nga marsi.
Ktheu partine ne biznes te familjes…”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



