E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm nga rëniet e gurëve
Publik News

ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm nga rëniet e gurëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) jep informacion mbi gjendjen e akseve kryesore pas reshjeve të borës dhe të shiut gjatë natës në veri dhe jug të vendit.

–Në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije ka pasur reshje bore.

Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

–Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:

–Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.

–Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.

–Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht.

–Në aksin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

89124656_955912414803368_4700985436552560640_o.jpg89102150_955912558136687_5059538446113046528_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.