Thirrja e Zv.ministres: S’po e merrni seriozisht koronavirusin, po qëndroni në kafene…
Zv.ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ndërsa lajmëroi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 10, ka ngritur shqetësimin se qytetarët nuk po e marrin seriozisht situatën, duke mos respektuar sugjerimet që duhen të ndjekin në këto momente.
Rakacolli u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e dhëna nga ekspertët. “Vazhdojmë të shohim se kemi njerëz nëpër kafene dhe restorante”, thotë Rakacolli gjatë thirrjes së saj.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të zbatojnë ato masa që jane dhënë nga ekpertët. Ne po shikojmë që fatkeqësisht nuk po zbatohen. Vazhdojmë të shohim se kemi njerëz nëpër kafene dhe restorante, nëpër qendra tregtare. Duhet te eviotojmë transportin publik. Të shmangen daljet e panevojme nga shtëpia, apo grumbullimet e mëdha”, tha Rakacolli.
Sakaq më tej ajo sugjeroi që në këto raste këshillohet të qëndrojnë larg ambienteve me shumë njerëz apo të frekuentojnë transportin publik.
Edhe drejtoresha e ISHP, Albina Fico ka konfirmuar se ISHP po vijon punën në 24 orë lidhur me koronavirusin, si dhe u ka dhënë disa sugjerime qytetarëve që ti ndjekin.
“Apeloj që të zbatohen rregullat e higjienës personale, për larjen e duarve mbi 20 sekonda, përdorimi i dezinfektantëve, respektimi i higjienës respiratore.
Nëse kollitemi përdorim farcoletë që e hedhim menjëherë ose gropën e bërrylit. Të krijojmë mundësinë vetes dhe që ne njohim për distancimin social.
Nuk është vendi për të folur për 1.5- 1.2 m, por jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë edhe spërklat. Në sipërfaqet ku punojmë duhet të infektohen. Shpesh thuhet që përderisa kemi larë duart nuk ka problem.
Të zbatohen urdhërat e Ministrisë dhe rekomandimet e ISHP. T’i kursejmë vetes përhapjen e koronavirusit kur është e panevojshme dhe kur mund të ndalet. Frika është njerëzore, paniku është frikë e pakontrolluar. Nëse doni informacion i keni në faqen tonë zyrtarë”, tha Fico.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



