E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dorëzon letrat kredenciale, Erdogan nuk i jep dorën ambasadorit shqiptar
Publik News

I dorëzon letrat kredenciale, Erdogan nuk i jep dorën ambasadorit shqiptar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, pranoi sot ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo.

Mes tyre nuk pati shtrëngim duarsh, dhe kjo kuptohet, shkak është bërë koronavirusi.

Erdogan e priti Robon në Kompleksin Presidencial, ku pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar.

Presidenti turk i zgjati dorën për t’i marrë letrat kredenciale, por Robo e keqkuptoi dhe mendoi se i zgjati dorën për t’u përshëndetur.

Më pas Erdogan e tërhoqi menjëherë dhe i tha “Korona”. Përshëndetja e tij ishte duke vendosur dorën në zemër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.