Rama i përgjigjet opozitës për koronavirusin: Në vend të mbajnë përgjegjësi, vazhdojnë avazin e zakonshëm
Kryeministri Rama po flet live në këto momente për masat për koronavirusin, ndërsa i është përgjigjur dhe opozitës për atë që quajti “propagandë e qëllimshme në Durrës”.
Rama u shpreh se në vend që të mbahet përgjegjësi si në gjithë botën ku vihet në qendër njeriu, vazhdohet avazi i zakonshëm.
“Dhe në vend të mbajnë përgjegjësinë si në gjithë botën ku vihet në qendër në mnëyrë specifike, njeriu dhe halli më I madh, fatkeqësia natyrore apo një përballje me një armik të padukshëm si virusi, nuk ka politikë, nuk ka propagandë, nuk ka avaz si në ditët e zakonshme.
Kam thirrur këtu edhe Ogertën me të cilën kam pasur diskutimin e pasdites dhe Ogerta do ndihmojë më shumë se unë që ju, të merrni përgjigjet e nevojshme për shqetësimet që keni, në kushtet kur mbi një temë sensitive si shendeti I mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durësit propaganda e qëllimshme krijoi jo pak tension”, u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



