E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka më urbanë në Tiranë dhe Durrës, Rama: Gati transportin e dedikuar për mjekë e infermierë
Publik News

Nuk ka më urbanë në Tiranë dhe Durrës, Rama: Gati transportin e dedikuar për mjekë e infermierë

Ashtu si ishte paralajmeruar nje dite me pare, nga dita e sotme nuk do te kete me transport urban ne Tirane dhe ne Durres. Kryeministri Rama ka njoftuar se vendimi hyn ne fuqi ne mesditen e sotme.

autobuse dezinfektim

Sipas kreut te qeverise, po behet gati transport i dedikuar vetem per mjeket dhe infermieret.

Postimi i Rames

🔴 NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS

🔴PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT

Vendimi i Bashkise se Tirane

 Në vijim të planit të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

– Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);

– Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat);

– Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.