E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e gjen mbështetjen te fjalët e Papa Françeskut edhe pse e shkruan me gabime
Lajme

Rama e gjen mbështetjen te fjalët e Papa Françeskut edhe pse e shkruan me gabime

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një shprehje të Papa Françeskut, ndërsa Shqipëria hyri në ditën e dytë të “izolimit”, pas urdhrit për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve private. Por Elona Caslli i ka kujtuar kryeministrit që të paktën të justifikojë librat në sfond.

I lëçituri i Rilindjes, para se të na kujtosh faktin, se je autoritet dhe duhet të lutemi për ty, shkruaje saktë këtë fjalë.

‘ Autoritetet’ i lëçitur dhe jo ‘autorietet’.

Post Scriptum- Dili zot bibliotekës që ke pas shpine të paktën! ,- shkruan  Elona Caslli.

Ditën e djeshme Rama tha se masat do të përshkallëzohen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, edhe pse mund të ‘mallkohej’ nga qytetarët, pasi kjo do të jetë për të mirën e qytetarëve.

“Le të vijojmë të lutemi për të sëmurët, të afërmit e tyre, për prindërit me fëmijë në shtëpi, por kryesisht do t’ju kërkoja të luteshit për autoritetet. Ata duhet të marrin vendime dhe masa që njerëzit mund të mos i pëlqejnë, por kjo është për të mirën tonë”, ishin fjalët e Papa Françeskut drejtuar qytetarëve në gjithë botën, të cilat i ka postuar edhe Kryeministri Rama, si për të gjrtur mbështetjen në vendimet e tij.

Urdhri i dhënë nga Kryeministri për ndalimin e qarkullimit është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi numri i të infektuarëve në vendin tonë ka arritur në 33, ndërsa ka patur edhe 1 viktimë.

Ndërkohë baret, restorantete dhe ambientet e tjera që sjellin grumbullime njerëzish janë mbyllur deri në një urdhër të dytë, ndërsa mësimi do të rifillojë në datën 23 mars.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.