E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvis Naci me bashkëshorten shpërndajnë ushqime pranë familjeve në nevojë
Publik News

Elvis Naci me bashkëshorten shpërndajnë ushqime pranë familjeve në nevojë

Por jo pak familje, kanë nevojë për ndihmë në këto ditë të vështira për popullin shqiptar. Ashtu sic deklaroi mbrëmjen e së premtes, gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Elvis Naci po iu gjendet pranë me pako ushqimore familjeve që s’kanë mundësi t’i blejnë.

Duke respektuar masat e sigurisë (vendosjen e maskave dhe dorezave si dhe distancën mbi 1 metër) së bashku me bashkëshorten e tij, Fatma, Elvis Naci ka shkuar në cdo derë që thërret për ndihmë e që shikon si shpresë të vetme Fondacionin Firdeus.

 “Bashkë me Fatmën ishim sot në shtëpi të jetimëve, të sëmurëve, të nevojtarëve, për t’iu gjendur pranë. Jetesa e tyre sot është më e veshtirë se më parë, ndaj nëse ne kemi një mundësi të kemi ushqime në shtëpitë tona, shumë njerëz i kanë sytë dhe shpresat tek ne…”,-shkruan Naci në postimin e tij në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.