Ilir Demalia: Shpresoj t’i kthehemi vlerave njerëzore
Ilir Demalia ka publikuar disa foto nga Bostoni gjatë ditës së sotme, rrugët e të cilit thuajse janë të shkretuara.
Ai thotë se nuk e ka parë asnjëherë qytetin në një gjendje të tillë.
Postimi i plotë dhe fotot:
A do të mësojë njerëzimi nga kjo tragjedi?!
Reporazh fotografik sot në Boston në situatën e COVID-19
Asnjëherë nuk e kam parë Boston në këtë panoramë të trishtë. Rrugët bosh. Çdo gjë e paralizuar, “Common Park” qendra e Boston dhe rreth saj e boshatisur, Kongresi dhe gjithçka të mbyllura.
Jeta është e plagosur rëndë dhe asgjë nuk dihet e saktë dhe sa do shkojë dhe deri kur.
Një gjë është e sigurtë, USA dhe jo vetëm, por një botë e tëre do kaloj një gjëndjë të rëndë për një kohë . . .
Shpresojmë të vetmen gjë të mirë që do të ketë njerëzimi nga kjo tragjedi, është që ti kthehet vlerave njerëzore, ti kushtoj energji dhe investime tokës e cila na mbaj jetën dhe moralit politik dhe shtetëror i cili është krisur rëndë si qeveri “from the people, from the people, by the people”.












Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



