Dom Gjergj Meta jep mesazhin prekës krah prindërve: Jam i ngushëlluar…
Ipeshkvi i Dioqezës së Rreshenit, Dom Gjergj Meta ka deklaruar pas statiskave të shumta, ku kanë rezultuar se viktimat më të mëdha të koronavirusit janë moshat e treta.
Ai ka publikuar në “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet mes dy prindërve dhe shprehet se këto fakte nuk janë ngushëlluese.
Dom Gjergj Meta thotë se ndihet i ngushëlluar kur i ka pranë dhe mund t’i përqafoj.
Postimi i plotë:
“Janë të moshës së tretë ata që vdesin nga koronavirusi” – thuhet shpesh në këto ditë, si të ishte një fakt ngushëllues.
Aspak nuk është ngushëlluese kjo gjë. Unë jam i ngushëlluar kur i kam pranë dhe mund t’i përqafoj …
Mos t’i rrezikojmë të dashurit tanë.
P.S. Fotoja është ilustruese …
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



