Sytjenat e Mondit bëhen maska antivirusi
Një tregëtar veshjesh tek Myslym Shyri hera – herës pinte kafen me berberin përballë. Një ditë, në shkurt, i thotë i trishtuar:
– Lere vëlla se e hëngra sa krahu! Kam sjellë nga Turqia sytjena. Por ngaqë janë të bardha e pambuk nuk mi merr njeri. Kanë p◇rdhë gocat e i duan dantelle e me bojna….
Të hënën berberi e merr në clelular:
– O Mondo! I ke hala ato sytjenat e pambukut lale?
– Po mo! Pa hap fare e kom dengun.
– Me sa ma jep copën?
– Me 180 shoku! Aq e kom mor n’Turqi! Për Zotin!
– Mos e vrit mendjen! Po vjen gruja me çunin ti morin e ti japin edhe paret në dorë….
Sot berberi e merr prapë në telefon.
– O Mondo! Sa veta boheni në shpi juve?
– Gjashtë Genco! Pse?
– Se du me ta bo nji peshqesh vllai! Falimnerit për sytjenat! I shita të gjitha!
– Ça fol me!!? Po si i shite?
– I preva n’mes ene gruja me makin qepse i boni maska për virusin…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



