E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohen 7 raste të tjera me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 42 numri i të infektuarve
Publik News

Konfirmohen 7 raste të tjera me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 42 numri i të infektuarve

Janë konfirmuar edhe 7 raste të tjera me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka dhënë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili ka konfirmuar se numri i të infektuarve ka arritur në 42.

3 nga personat e konfirmuar si të prekur nga koronavirusi janë nga Dibra, ndërsa 4 të tjerët nga Shkupi.

Të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Numri i personave të infektuar me virus në vend është 42. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” – shkruan Filpçe.

Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së sotme.

Në Maqedoninë e Veriut ka patur edhe një të shëruar, e cila ishte edhe “pacientja zero”, e para që u identifikua me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.