E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama paralajmëron: Forcat e armatosura gati të përdorin edhe dhunën
Publik News

Rama paralajmëron: Forcat e armatosura gati të përdorin edhe dhunën

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Surreli për masat drastike të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri tha se do të shpallet “Tradhtar Lufte” kushdo që thyen rregullat e izolimit, duke iu mohuar disa të drejta, si bursa , ndihma ekonomike apo edhe ilacet me rimbursim, nëse do të ketë pensionistë që do të shkelin rregullat.

Gjithashtu Rama theksoi se Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura do të përdorin çdo mjet të mundshëm për të ndaluar qarkullimin e njerëzve dhe thyerjen e izolimit për qytetarët e pabindur.

“Bankat do të shërbejnë brenda kësaj fashe orari. 5 e mëngjesit deri në 1. Nga ora 1 deri në 5 vendi do të jetë shtëpi e mbyllur. Ecja me të tjerë në lagje, gjatë orarit për lëvizje, nuk do të tolerohet më paqësisht. S’do të mjaftohemi me gjoba. Policia dhe ushtria do të mbikëqyrin lagjet në Tiranë dhe Durrës, ku kemi dhe vijën e kuqe. Do i fotografojmë dhe fusim në listën e zezë të tradhtarëve. Këta individë do ta paguajnë shtrenjtë. Atyre do u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën 1 vit qe nuk kanë punë, që nga bursat e studentëve apo dhe rimbursim të ilaçeve. Më vjen keq sa s’ka për pensionistët. Ata do të konsiderohen tradhtarë lufte, do të trajtohen me zero tolerancë. Të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat speciale janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit në tubime të paligjshme. Deri tek uji apo gazi lotsjellës. E mbështet pa asnjë rezervë këtë vendim të drejtuesve të Policisë.”, tha Rama.

“Kush se ka marrë vesh akoma se kjo është një luftë botërore, ku kemi fatkeqësinë të përballemi me një armik të tmerrshëm, do duhet ta marrë vesh me pahir. Kush më shkruan për fukarenjtë se nuk rrinë dot brenda se nuk kanë bukë, të mos bëjnë sikur shqetësohen për fukarenjtë, por ta mbledhë mendjen top, se sot nuk kërcënohemi për shkak të urisë, por për shkak të marrëzisë. Fukarenjtë nuk kanë iphone dhe nuk kanë dëngla për të shitur në rrjetet sociale.

Mos luani nga vendi, nuk do të tolerojmë më askënd. Do të përgjigjemi me të keq për disa që nuk marrin vesh. Në Itali po vdes një njeriu çdo dy minuta dhe mos më thoni boll, se nuk ndahem duke iu treguar se cfarë katastrofe na gjen nesër, po nuk e ndamë mendjen sot. Mijëra nga ju le të tërbohen fare nga veprimet e mia sot, se sa qindra e mijëra të vdekur nga ne nesër, pas dy apo tre javësh. S’ka shans mirëkuptimi për këtë dhe me këta ka vetëm forcë ligjore e policore deri në fund. Kroatët do bëjnë spital dhe stadiumin. Imagjinoni sikur edhe ne të përdorim “Air Albania” vetëm për disa të pabindur”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.