Qeveria e maqedonisë së Veriut do të marrë hua 600 mln euro për të përballuar situatën e koronavirusit.
Kujtojmë se sot është shënuar dhe viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se viktima është një 57-vjeçare nga Kumanova. Ministri tha se ajo rezultoi pozitive me koronavirus, pas vdekjes.
Nga ana tjetër kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka bërë me dije planin me 7 pika për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejt në ekonominë e tyre që kap shifrën e 300 milionë eurove.
Pra vihet re se qeveria maqedonase ka planifikuar dyfishin e shpenzimeve për përballimin e situatës së koronaviurs.



