E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19 fut në kolaps sostemin shëndetësor në Venezuelë
Publik News

COVID-19 fut në kolaps sostemin shëndetësor në Venezuelë

  • Sistemi Shëndetësor në Venezuelë duket se është futur në një kolaps total, pas shpërthimit të koronavirusit, raportojnë mediat e huaja.

70 raste të konfirmuara me COVID-19 janë në Venezuelë, ndërsa mjekët përballen edhe me mungesën e ilaceve dhe pajisjeve mjekësore.

Sistemit të kujdesit shëndetësor  i mungojnë infrastruktura dhe burimet për të trajtuar sëmundjet themelore.

“Ne po përballemi me një sëmundje të panjohur, pa e ditur se çfarë sjelljeje do të jetë në vendin tonë,” tha Dr Oscar Noguera, drejtor i Ancora Humanistas, një organizatë joqeveritare në Venezuelë.
Sipas mediave të huaja,personelit mjekësor i mungojnë edhe veshjet e duhura për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ndërsa emigrimi i mjekëve e ka lënë sistemin shëndetësor në Venezuelë në gjendjen më të keqe të mundshme.

Në një përpjekje për të frenuar shpërthimin e koronavirusit, Presidenti Nicolas Maduro  vendosi një karantinë mbarëkombëtare dhe udhëtimin e kufizuar midis shteteve, raportojnë mediat e huaja.

“Ne po përgatitemi për situatën më të rëndë që kemi hasur ndonjëherë,” tha Maduro në televizionin shtetëror. I gjithë vendi do të hyjë në karantinë”.

Presidenti gjithashtu inkurajoi njerëzit që të mbanin maska ​​për fytyrën. Ai ndaloi njerëzit të hipnin në metro ose të merrnin trenat për të udhëtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.