E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-lojtari i  Kombëtares Klodian Duro arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes
Publik News

Ish-lojtari i Kombëtares Klodian Duro arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Të martën e 24 marsit, Klodian Duro, i shqetësuar si gjithmonë për vajzën e tij në këtë kohë krize coronavirusi, ka marrë në telefon në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të folur me vajzën e tij. Asnjë përgjigje. Prej kohësh, ai kujdesej për vajzën, madje shpeshherë duke cuar ushqime në shtëpi, në po të njëjtën shtëpi që bashkëshortja pretendon se është dhunuar nga ish-futbollisti Duro.

Dhe menjëherë, nën frikën se dicka mund të ketë ndodhur, pa menduar dy herë për urdhërin e mbrojtes që kishte ish-bashkëshortja për shkak të “përndjekjes” nga ish-futbollisti, ai është nisur drejt shtëpisë.

Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij. Duke pasur frikë për vajzën, i ka rënë derës së shtëpisë së ish-bashkëshortes, sqaron  Duro.

Ish-futollisti, në momentin që ka vënë re se dera nuk po hapej, ka lajmëruar policinë, e po njëlloj, policinë e ka lajmëruar edhe ish-bashkëshortja Dorina, për prezencën e Duros në derën e shtëpisë së vet.

Në fakt, ligji favorizon Dorinën, meqënëse ka një udhër mbrojtje nga gjykata. Ajo ka hapur derën, dhe sipas pretendimit të futbollistit për avokatin e tij, ka filluar të bërtasë e ulërasë, edhe janë shtyrë. Por Duro, mohon kategorikisht që këtë radhë, apo ndonjë radhë, të ketë ngritur dorën ndaj ish-bashkëshortes.

Nëse ky është një skenar i mirëpërgatitur, apo një gjë që ka ndodhur vërtet, kjo do të zbulohet nesër, kur Klodian Duro do të dalë përpara gjykatës për dhunë në familje e përndjekje ndaj ish-bashkëshortes.

Në komunitetin e futbollit, ky lajm, ka shkaktuar jo pak pështjellim në morinë e lajmeve që po përhapen për coronavirusin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.