E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i kërkon qeverisë të mbyllë Call Center-at dhe fasoneritë
Lajme

Basha i kërkon qeverisë të mbyllë Call Center-at dhe fasoneritë

Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i kërkon qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për mbylljen e call center-ave, fasonerive dhe fabrikave me shumë punonjës, pasi ato janë sipas kryedemokratit burim i përhapjes së koronavirusit.

Sipas Bashës, qeveria duhet të bashkëpunojë me sipërmarrjen që ato të mos shkojnë drejt falimentit dhe punëtorët të paguhen nga buxheti i shtetit.

“Tu thuash qytetarëve se do dalin të bëj pazaret vetëm një anëtarë i familjes dhe të lejosh të punojnë 100 persona bashkë, ky është standard i dyfishtë. Nuk duhet pranuar ta çojmë sistemin shëndetësor në kolaps. Duhen marrë masa të menjëhersshhme. Të gjenden rrugë të ndërmjetme për qeverinë dhe sipërmarrjen për një zgjidhje për 4 javët në vijim.

Të gjithë bizneset që i lënë punëtorëet në shtëpi, qeveria tju paguaj pagen minimale. Për ato biznese që i lënë punëtorët në shtëpi dhe iu paguajnë pagat, të rimburohen nga shteti. Kjo kosto shkon në 15 mln euro.

Qeveria mund të eksplorojë edhe mënyra e alternative si shtyrja e pagesave, rimbursim i TVSH e masa të tjera. Në cdo rast qveria duhet të gjej gjuhën me biznesin. Ajo që duhet bërë menjëherë është mbyllja e fasionerive, call center etj.

Duhet të merren masa që sipërmrrja të mos shkojë drejt falimentimit dhe të lënë mijëra njerëz pa punë”, u shpreh Lulzim Basha, kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.