E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Globalizmi, BE dhe falimentimi i spektrit politik
Publik News

Globalizmi, BE dhe falimentimi i spektrit politik

Ne keto kohe katrani per njerzimin dhe mbare boten po shikojme nje ngerç global politik i cili do ngeli ne histori dhe mbi te gjitha do jete nje mesim I mire per te gjithe . Nderkohe qe virusi Corona ka pushtuar Europen ne cdo skaj dhe numrat e vdekjeve kane kapur majat , BE po zyrtarizon fundin e vet si nje organizate kapitalo-marksiste. Nga ana tjeter globalizmi dhe perrallat e shumifishta te marksit sebashku me ata politikane qe i ndjekin kto ide jan fajtoret kryesor te ksaj tragjedie dhe pasojat po i vuan nje bote e tere e cila eshte e ndertuar pikerisht ne kto baza ideologjike. Nese kombet do funskiononin dhe kufinjte do ishin te mbyllur nuk do kishte asnje menyre qe virusi te kishte marre rruget e botes dhe te infektonte te gjith planetin ne cdo cep. Eshte mese e qarte se ideja e globalizmit ne cdo aspekt eshte kunder natyres humane dhe si qelim nuk ka patur kurre barsaletat qe u treguan ne fillim te ‘’botes pa kufinj’’, ‘’luftes ndaj rracizmit’’, ‘’puntoret e bashkuar’’ etj. por vetem nje qeveri dhe pushtet global ne duart e disa te kuqve ne krye. Por dhe nese ka mbetur me ndonje delusional adhurues i ktyre politikave, tanime ne rang boteror jo vetem qe ato kane deshtuar, por po na kushtojne cdo dite e me shume deme ne cdo fushte te jetes.

Tragjedia me e madhe e ktij virusi shkatrrues po ndodh ne Itali, dhe fatkeqsisht eshte kthyer ne nje shembull se si BE e ka lene kte shtet te vetem ne graden e fundit. Pa asnje pike dyshimi mund te themi qe djepi I civilizimit Europian eshte injoruar nga ‘’BASHKIMI EVROPIAN’’. Pijanecet e Parlamentit Evropian kane harruar se kane detyrime ligjore dhe morale ne raste emergjencash ne vendet brenda unionit. Nuk duhet harruar as fakti qe qytetaret paguajne taksa qe shkojne per kauza te tilla te cilat duket se kane fluturuar pasi nuk po shifen askund. Ndihmat nga BE jo vetem qe nuk erdhen kurre por dhe disa ndihma private barnash dhe mjeteve spitalore nuk kane mundur te hyjne ne Itali pasi jane bllokuar ne kufi nga vendet perreth te cilat po i rrembejne me babzi per veten e tyre. Kudo ne bote shtetet po bllokojne dergesat transit te barnave ne dogana dhe po bejne cmos qe te mos shkojne ne destinacion por te mbeten ne vend per te plotsuar nevojat e tyre. Me sa duket koha e kombeve po rikthehet serish , po kte rradhe jo e imponuar ideologjikisht apo me lufte, por po vjen vetvetiu dhe njerzit po e kuptojn mjaft mire situaten ku ndodhemi. Fajtor tjeter per kte situate jane dhe 2 anet e spektrit politik qe si gjithmon jane te padobishme per popujt dhe shtetet. Por le te pemendim se si e majta dhe e djathta ka vepruar kto kohe virusi.

E djathta e famshme ka qe prej diteve te para kur virusi shpertheu ne Kine e cila e ka ndjere goditjen aty ku atyre i dhemb shpirti me shume , ne anen monetare kapitaliste. Kta te fundit kane qene te mbyllur ne karantine prej muajsh duke vezhguar bursat e stoqet neper bote te cilat jan ne renie te lire dhe po sjellin kolaps dhe anarki ne ato shtete ku ka kapitalizem. Endrra me e keqe po ndodh per te djathten e cila po qarravitet per humbjet ne ekonomi por aspak per tragjedit njerzore te ndodhura perreth. A thua se pa kapitalizem bota ndalon se rrotulluari dhe njerzimi vdes. Pasi virusi te kaloj ndoshta do dalin dhe te kerkojne refugjate per krah pune, pasi kemi pare qe vitet e fundit e djatha ka kerkuar me ngulm refugjate per te mbaruar punet e rendomta te cilat kapitalistet e flakte i refuzojne kaq shume. Kombi dhe populli ska patur kurre rendesi per te djathen e cila me kapitalizimin ne krye eshte kthyer ne ideologjin me materialiste dhe anti-tradicionale te koheve moderne.

E majta nderkohe nuk jeton ne kte planet. Ne te gjith perendimin e majta ka luftuar me ngulm kto dite te errta per mos perhapjen e rracizmit ndaj vendeve aziatike dhe kane siguruar qe kufinjte mos mbyllen. Kjo gje ka sjell fatalitet ne perhapjen e virusit dhe shtimin e numrit te te infektuarve. Pervec ksaj ka patur reagim te fort nga ana liberale kunder karantinimit pasi sipas ktyre te fundit po instalohet diktatura e po shkelen te drejtat imagjinare te njeriut. Po ndodh selektim natyror dhe eshte per te qeshur . E majta politike sot eshte duke u vetvrare me kto ide dhe mbeshtetesit e tyre jane transformuar ne klloun aspak qesharak dhe mjerane.

Ne Shqiperi eshte perhapur me shpejtesi lajmi se BE per here te pare po jep sinjale pozitive per hapjen e negociateve. Akoma shqiptaret e shkrete spo dine ku jane, por ama kte lajm e kane marre me ngazellim dhe mezi po presin te antarsohen. Pa dashur te zgjatemi ne kte pjese do themi qe BE eshte drejt fundit dhe ky ngazellim idiot duhet te marre fund ne vendin tone. Mjafton te shikoni daljen e Britanise apo pregatitjen reale te Italianve per te dale nga ky union oligark dhe do kuptoni se e ardhmja ka qene , eshte dhe do te jete NACIONALIZMI. Por per ta arritur kte gje duhet nje popull me mendesi nacionaliste , si dhe minimalisht nje parti e duhur ne krye te shtetit me bindje te pastra per ceshtjen kombetare. Shpresojme qe Shqiperia ta fitoje sa me shpejt luften me virusin, si dhe sfidat e tjera te rendesishme qe ka ne vijim .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.