Adrian Kazazi, një shqiptar në Itali, tre ditë më parë u nda nga jeta i prekur nga coronavirus.
Janë me mijëra ata që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje në shtetin fqinjë, por ndarja nga jeta e Adrian Kazazit, ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë, duke e kujtuar Adin, sic shkruajnë ata në faqet sociale, për miqësinë, shpirtin e punës dhe dashurinë e treguar për të ndihmuar gjithkënd, raporton newsbomb.al.
Adriani la pas bashkëshorten dhe dy djemtë. Të dy, David Kazazi dhe Klevis Kazazi, në rrjetet sociale kanë publikuar mesazhet e fundit për të atin, që sic thonë ata, do të donin tia thoshin kur ishte gjallë, e që e kuptojnë, se nuk duhet humbur kohë për tu thënë prindërve atë që secili ndjen: JU DUAM.
Letra e plotë e David Kazazit për të atin e humbur nga coronavirusi, Adrianin:
Cdo fëmijë e di se herët a vonë duhet të përballet me dramën e humbjes së një prindi, por nuk e prisja që ky moment të vinte kaq shpejt. Babai im kishte një forcë të mbinatyrshme: nuk ishte vetëm shtyllë e shtëpisë, por edhe për vëllezërit e tij, nënën e tij, miqtë, kolegët.
Ishte e fortë në sensin më të bukur të kësaj fjale: nuk kapërceu kurrë ndokënd, përkundrazi, ndjeu se forca e tij nuk ishte e vetja, por u përkiste të gjithëve që ndoshta ishte detyra e vet morale për të ndihmuar dhe mbrojtur të tjerët.
Nuk kishte shumë fjalë, dashurinë e tregonte me vetmohim të plotë dhe donte me gjithë qenien e vet: nuk u ankua kurrë, ishte gjithmonë I gjendur dhe ndihmonte me kënaqësi, pa pretenduar dicka në këmbim. Dukej sikur mbante peshën e botës në supet e veta.
Por në fakt, u largua kështu, menjëherë, në një periudhë, kur edhe koha duket se është zgjeruar në mënyrë të panatyrshme.
Si unë, shumë në këtë periudhë po përballen me të njëjtën dramë, dhe si unë, jam I bindur se të gjithë duan që kjo periudhë absurde të mbarojë, që mund të kthehen në kohën e para-karantinës, që mund ta harrojmë këtë virus, dhe gjithcka të kthehet si më parë. Po asgjë s’mund të jetë më si më parë
Nuk duhet. Ky duhet të jetë momenti I kalimit: në fund, na pret një botë e re që duhet ndërtuar. Shpresoj fort që të jem në gjendje të nxjerr një të dhjetën e forcës së tim eti për të përballuar atë që do të kemi përpara.
Po e përmbyll me fjalët që kurrë nuk kam pasur guximin të ti them dhe që tani më gërryen fort përbrenda: Falemnderit Ba, të dua shumë
Letra e Klevis Kazazit për të atin:
Kjo e keqe e pabesueshme që na ra përsipër, mori një burrë të madh: më të drejtin, më moralin, dhe më dashamirësin që kam njohur ndonjëherë.
Gjithmonë i gatshëm për të sakrifikuar për miqtë dhe të afërmit, me kurajo përballonte me buzëqeshje cdo sfidë që i sillte jeta. I dashur me të gjithë dhe një shtyllë e rëndësishme për familjen, na karikonte për zgjidhjen e cdo problem, sic di të bëjë një burrë i madh.
Dhe unë, këtë burrë të madh kisha privilegjin ta quaja Baba. Të kam dashur shumë Baba dhe nuk paskam pasur mencurinë të ta thosha sa herë që mundesha. Tani është shumë vonë, por jam i lumtur që u bëmë miq dhe tani s’mund të bëj gjë tjetër përvecse të bëj të miat, vlerat e tua dhe të bëhem pjesë e burrit që ishe ti, dhe ti jap vlerë përmes punës sime të përditshme.
Falemnderit të gjithë të afërmëve dhe miqve që na qëndruan pranë në këto momente të veshtira, afërsia juaj ka qenë ngushëlluese për ne, ngrohtësia e dashurisë suaj na ka bërë të ndjehemi të dashur dhe arriti të mbushë pjesërisht boshllëkun e madh që na la babai. Kushdo që do të ndajë një mendim dhe kujtim të mirë me babain, është i mirëpritur.




