E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Conte poston mesazhin : Faleminderit Shqipëri (VIDEO)
Publik News

Conte poston mesazhin : Faleminderit Shqipëri (VIDEO)

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shpërndarë videon e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij gjatë përcjelljes së 10 mjekëve dhe 20 infermierëve drejt Italisë, për të ndihmuar homologët italianë në luftën ndaj COVID-19.

“Faleminderit” shkruan Conte, ndërsa i bashkëngjit edhe flamurin tonë kombëtar, duke e publikuar këtë video si një mënyrë falenderimi.

Kujtojmë se ditën e djeshme 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë për të ndihmuar në situatën e vështirë që po kalon shteti fqinj.

Ata do të rrinë në Itali për një periudhë 1 mujore, ndërsa pagesën e tyre do ta bëjë qeveria shqiptare.

Italia është vendi më i prekur nga COVID-19, pasi numri i viktimave është më shumë se 10 mijë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.