E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma: Duhet të jemi të përgatitur, djalin e kam mësuar me punë shtëpie
Publik News

Grida Duma: Duhet të jemi të përgatitur, djalin e kam mësuar me punë shtëpie

Ish-deputetja e PD Grida Duma ka folur për situatën alarmante nga koronavirusi në vendin tonë.

Në një lidhje me News 24, ajo ka deklaruar se Covid-19 po prek më tepër ata që kanë pasur më herët sëmundje të tjera.

Ndër të tjera, Duma tregoi edhe sesi e mëson djalin e vogël të bëjë punët vetë në këto ditë karantine.

‘Ky virus po godet ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Duhet të jemi mjeku i vetvetes. Duhet të jemi të përgatitur për këtë situatë lufte. Mjekët duhet të mbështeten psikologjikisht. Kam edhe një fëmijë në shkollë, por nuk i ndërhyj shumë. Fëmija që 10 vjec duhet të përfshihet në punët e përditshme të shtëpisë. Duhet të mësohet vetë. Djalin e kam përfshirë në punë dhe kjo më jep siguri nëse e kam nesër student, për shembull në konvikt’, tha ish-deputetja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.