Rama : I kërkova Bashës, të jemi të bashkuar në këtë luftë! Para se të denonconi, verifikoni
Kryeministri Edi Rama thotë se i ka këruar kryedemokratit Lulzim Basha që të bashkojë forcat në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.
Rama tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, i ka kërkuar Bashës që opozita të verifikojë denoncimet që bën, përpara se t’i publikojë, për t’i kursyer popullit “shfaqje të padenja”. Kryeministri Rama kujtoi rastin me maskat e mjekëve që PD i denoncoi sit ë skaduara dhe të rrezikshme për bluzat e bardha.
Pjesë nga intervista e Ramës në Ora Neës:
Nuk ka nevojë të më citoni gjinkallën që vazhdon të njëjtën këngë të përsëritur qoftë në tërmet apo paqe. Në atë takim unë i kam thënë kryetarit të PD-së që kjo është luftë, dhe në luftë lihen armët mënjanë dhe bashkohen të gjitha forcat për të fituar këtë luftë me sa më pak viktima. Kjo nuk do të thotë që ata të heqin dorë nga detyra si opozitë, por ato që denoncojnë duhen filtruar. Dhe i kam thënë që, përpara se t’i publikojnë, ne do iu japim të gjithë informacionin që iu nevojitet, për të shmangur shfaqjet që në kohë lufte janë të padenja. Siç ishte rasti i tollovitjes kombëtare me ato maskat e skaduara. Një gënjeshtër dhe gomarllëk me brirë. Nëse do të kishin marrë informacion më përpara, dhe nëse do të kishin dëgjuar ekspertë dhe mjekë, atëherë do ia kishim kursyer popullit shqiptar një maskaradë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



