Yaakov Litzman, Ministër i Shëndetësisë së Izraelit dhe bashkëshortja e tij Chava, janë infektuar nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e tij e shtypit me anë të një deklarate publike.
”Litzman dhe Chava ndihen mirë, marrin kujdesin e duhur dhe do të qëndrojnë në karantinë në shtëpi dhe nën mbikëqyrje në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në deklaratë.
Litzman është me origjinë gjermane, por emigroi në Izrael 20 vjet pas Holokaustit dhe jeton në Jeruzalem, është 71 vjeç dhe i partisë ultra-ortodokse ashkenazi ”United Torah Judaism” (UTJ).
Koronavirus është përhapur shumë më shpejt në zonat ultra-ortodokse në krahasim me pjesët laike të Izraelit.
Autoritetet ishin shqetësuar se anëtarët e komunitetit ultra-ortodoks ishin të ngadaltë në zbatimin e ndalim-qarkullimit, të urdhëruar nga qeveria.
Në Izrael janë 6211 persona të infektuar, ndërsa 30 kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.



