Ursula Von Der Leyen i kërkon falje Italisë: Do t’ju ndihmojmë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka kërkuar falje Italisë, vendit më të prekur nga koronavirusi në Europë.
Me anë të një letre publike për La Repubblica, Von der Leyen shprehet se kombet europiane janë të gatshme të për ndihmuar shtetin italian, ndërsa fillimisht u morën me ‘problemet e tyre të shtëpisë’.
Sipas presidentes së KE, në muajin e shkuar Komisioni Europian nuk ka lënë gur pa lëvizur për të ndihmuar Italinë.
Më tej, ajo premton se Bashkimi Europian do të ndajë 100 miliardë euro për shtete si, Italia, Spanja, Franca apo Gjermania, që do shkojnë për kompensimin e të papunëve.
“Sot Europa po mobilizohet përkrah Italisë. Fatkeqësisht, kjo nuk ka qenë e mundur më parë edhe për shkak të problemeve në shumë ‘vende të shtëpisë’. Në muajin e shkuar Komisioni Europian nuk ka lënë gur pa lëvizur për të ndihmuar Italinë, ndërsa çdo euro që është në buxhetin vjetor të BE-së, do përdoret për krizën”, thuhet ndër të tjera në letrën e Von der Leyen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



