E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Lufta është shah, jo bixhoz e poezi
Publik News

Rama: Lufta është shah, jo bixhoz e poezi

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama i pyetur se a ka diskriminim mes biznesit të madh dhe të vogël sa i takon masave ekonomike, u shpreh se ndihma bëhet nga poshtë lart dhe jo në të kundërtën.

“Ata që dalin dhe bëjnë propozime universale tregojnë se nuk kuptojnë asgjë nga kjo që po ndodh. Lufta është shah, nuk është as bixhoz ku ti të luash blofin, sepse mund të biesh në një hon të zi, nuk është as poezi… luan ti, luan dhe kundërshtari që është armiku i padukshëm. Duhet të shohim vijueshmërinë e luftës dhe hap pas hapi të ndihmojmë duke filluar nga poshtë lart. Kompanitë e mëdha kanë marrë garanci sovrane dhe të hënën fillon lëvrimi”, tha kryeministri.

Kryeministri sfidoi edhe moderatorin e emisionit, Blendi Fevziun, i cili solli raste kur kompani të mëdha kanë larguar punonjës nga puna sepse nuk duan të marrin kredi, duke i thënë se pas 15 ditësh të bëjnë bilanc sa prej tyre kanë marrë kredi.

“Unë ju sfidoj ju, jam i gatshëm që pas 10 -15 ditësh që kamera juaj të vij pra këtu dhe të shikojmë a do kenë marrë apo jo kompanitë kreditë për të mbajtur punëtorët në punë. Kjo nuk dot thotë që kompanitë do t’i mbajnë të gjithë, por një pjesë e punëtorëve do mbahen nga kompanitë dhe për pjesën tjetër do kujdesemi ne, por këto janë me faza”, premtoi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.