E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Mediat të marrin kredi me garanci sovrane për pagat si bizneset e tjera të mëdha
Publik News

Rama: Mediat të marrin kredi me garanci sovrane për pagat si bizneset e tjera të mëdha

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk do të japë grante për mediat për të përballuar situatën e krijuar si pasojë e masave nga koronavirusi.

I ftuar në “Opinion”, kreu i qeverisë tha se mediat është biznes i madh dhe se ato mund të marrin kredi me granci sovrane për të paguar punonjësit e tyre.

Rama: Ky tjetri që thotë mbështesni mediat, cilat mediat? Mediat që deri dje thoshte janë të kriminalizuara përveç një media të vetme që ishte e pastër. Atë?

Mediat janë biznese të mëdha dhe qeveria nuk mbështet dot me grande por ka vënë në dispozicion një garanci sovrane dhe mediat që janë biznese të mëdha të marrin garancinë sovrane, të marrin kredi dhe të paguajnë punonjësit e tyre që i kanë sot në shtëpi. Për sa i përket gazetarëve, sigurisht që kjo është një temë tjetër.

Por, për sa kohë flitet për fitim të munguar apo për shkurtim emisionet komerciale, ky nuk është problem i qeverisë, s’mund të jetë problem i qeverisë. Të gjithëve iu mirëkuptohet halli sepse është hall, por këtu pyetja është kush është më në hall. Të ndihmojnë ata që janë për ekzistencë apo ata që nga jeta shumë cilësore do të kalojnë në një jetë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.