E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ademi i kërkon informacion Ministrisë së Mbrojtjes: Sa nga fondi i ndihmave kanë fituar bashkitë
Publik News

Ademi i kërkon informacion Ministrisë së Mbrojtjes: Sa nga fondi i ndihmave kanë fituar bashkitë

lKryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i është drejtuar me një letër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore të cilës i ka kërkuar informacion dhe llogari mbi ndihmat shpërndara në këtë situatë krize.

Ademi ka kërkuar informacion mbi fondin e shpenzuara nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020; sasinë e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore, që kanë përfituar bashkitë nga buxheti i shtetit.

“I jam drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe kam kërkuar informacionin e mëposhtëm:

1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?

2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?

3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?

Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë.

Me të drejtën që jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkoj transparencë të plotë”, shkruan Ademi.

92150944_2584539788460399_5635427598398914560_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.