Basha – Ramës: Sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka ide dhe plan masash për emergjencën
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është kundërpërgjigjur sulmeve të Kryeministrit Edi Rama pas propozimit të opozitës që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë

Basha i ka kërkuar Ramës që të ndalë sulmet ndaj opozitës, pasi ato nuk mbushin barkun e shqiptarëve, ndërsa ka treguar se sharjet e tij janë tregues se Kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën.
Basha i bën thirrje qeverisë për anulimin menjëherë të koncesioneve, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë, sepse koha nuk pret.
Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha
Për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende, duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.
Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se Kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Çfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve, por ka vetëm merakun e oligarkëve.
tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve.
Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



