E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha reagon për  shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë: E pafalshme dhe çnjerëzore,
Publik News

Basha reagon për shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë: E pafalshme dhe çnjerëzore,

Ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike në lidhje me shqiptarët që kanë ngelur të bllokuar prej 4 ditësh në kufirin me Greqinë.

Basha e quan këtë një sjellje të pafalshme dhe çnjerëzore që bashkëqytetarët të lihen në mëshirë të fatit dhe në tokë asnjëanëse.

Ai thotë se kjo përbën krim të rëndë, sa asnjë shoqëri e ciilizuar s’mund ta falë.

Basha i bën thirrje qeverisë të lejojë shqiptarët të kthehen në atdheun e tyre, dhe të karantinohen në konvaleshencën e Durrësit, si dhe t’u bëhet tampioni për COVID-19.

Postimi i Bashës:

Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.

Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.