Merkel: Koronavirusi, testi më i madh që nga krijimi i BE-së
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si testin më të madh të BE-së që nga krijimi i saj.“Të gjithë janë goditur në mënyrë të barabartë nga kjo, dhe duhet të jetë në interes të të gjithëve dhe të Gjermanisë, që Europa të dalë më e fortë nga ky test”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.
“Përgjigja mund të jetë vetëm: Më shumë Evropë, një Evropë më e fortë dhe një Evropë që funksionon mirë”.
Ajo përsëriti përkrahjen e saj për përdorimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit dhe propozimin e Komisionit Evropian për mbrojtje të punës, si dhe tha se Europës do t’i duhet një plan për rindërtim pas mbarimit të pandemisë.
Për më tepër ajo theksoi se Europës i duhet “vetë-mjaftueshmëria” në prodhimin e maskave mbrojtëse të fytyrës
Merkel u kthye në zyrën e saj të premten pas një karantine 12-ditor, të vetë-zbatuar. Të paktën tre teste treguan se kancelarja gjermane 65-vjeçare nuk kishte gjurmë të koronavirusit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



