120 mjekë dhe infermierë humbasin betejën me koronavirusin
Italia është vendi me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në botë, ndërsa mes tyre 94 mjekë dhe 26 infermierë kanë humbur jetën në frontin e parë me virusin vdekjeprurës. Mësohet se numri i vdekjeve në radhët e bluzave të bardha është rritur. Sipas mediave italiane, që i referohen Federatës Mjekësore të këtij vendi, numri i tyre fatkeqësisht shkon në 120. Qysh prej fillimit të pandemisë, shumë infermierë dhe mjekë kanë ndërruan jetë teksa numri total i personelit shëndetësor të prekur nga Covid-19 është 6.549. Italia është vendi i parë europian për numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19, pasi 16.525 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



