Yuri Kim falenderon Voltanën: Keni marrë masat e duhura
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë “online” me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, ajo e falenderon Ademin për masat që ka marrë për të mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë.
Ambasadorja shprehet se pret që ta vizitojë nga afër sa më shpejt të jetë e mundur.
‘Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë & të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të #rrineshtepi’, shkruan Yuri Kim.
Kujtojmë që qyteti i Shkodrës është më i prekuri pas Tiranës, pasi atje rezultojnë 45 persona të infektuar nga Covid-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



