E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Madona: Nuk kam fjetur asnjë minutë
Publik News

Madona: Nuk kam fjetur asnjë minutë

Madonna ka pësuar tre humbje nga koronavirusi. Bëhet fjalë për tre shokë të saj që janë ndarë nga jeta për shkak të pandemisë globale.

Këngëtarja foli hapur rreth përjetimit të këtyre sëmundjeve me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale ndërsa qëndron në karantinë.

Në videon e çuditshme, Madonna shihet e ulur në një tavolinë në një dhomë të errët dhe shtyp në një makinë shkrimi ndërsa muzika kitare luan në sfond.

“Ne nuk mund të kemi gjithmonë ditë të mira… Nuk kam fjetur natën e kaluar, asnjë minutë dhe sot nuk isha mirë,”- tha ajo.

Ndërsa shtoi: “Masa e dhimbjes sime ishte 10 dhe kur është 10 unë vetëm duhet, dua të dal, duhet të dal nga trupi im.”

Ikona e popit foli më pas për humbjet e saj në 24 orët e fundit, që përfshinin kushëririn e saj, vëllain e rojes së saj të sigurisë dhe producentin muzikor Orlando Puerta, që punoi me shumë këngë të Madonnas.

“Sot nuk ishte një ditë e mirë,”– u shpreh këngëtarja.

Madonna raportohet se po qëndron në Londër. Javën e kaluar njoftoi se iu ishte bashkuar Bill dhe Melinda Gates në punën e tyre për të gjetur një kurë për COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.