Ahmetaj: Profesionet e lira nuk përfshihen në Paketën e zgjeruar
Ministri Arben Ahmetaj thotë se 176 mijë pagesat që parashikohen në Paketën e zgjeruar ekonomike të prezuantuar sot nga kryeministri Rama, do të shpërndahen brenda datës 5 maj.
Në emisionin Opinion, Ahmetaj tha se nga kjo ndihmë e re nuk përfitojnë profesionet e lira, si naoterët, inxhinierët apo dhe laborantët dentarë.
“Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, shtoi Ministri Arben Ahmetaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



