Rama : Ja data kur do të fillojë të derdhet nëpër llogari dhe cilët përfitojnë 40 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama tha se me paketën e zgjeruar të ndihmës, ku do të jepen 40 mijë lekë kesh, do të përfitojnë 176 mijë familje.
Me një shënim në facebook, Rama shkruan se kategoritë që do të përfitojnë janë:
- 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
- 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
- 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
Sipas Kryeministrit, më 20 prill shuma do të fillojë të derdhet në llogaritë e atyre që e përfitojnë.
Po ashtu, Rama bëri me dije se është vlerësuar se një pjesë konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit.
Postimi i plotë:
Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje
- 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
- 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
- 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë
*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit
#njëAtdhe njëFamilje
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



